Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor shpreson se deri më tetor, kur është Sllovenia nikoqire në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të arrihet kompromis mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe me këtë do të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në BE.

“Theks i veçantë është vendosur në çështjen e kompromisit i cili do të ishte i pranueshëm edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë”, tha Pahor

Sipas tij, nëse arrihet këtu atëherë është bërë shumë për zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se do të rritet besimi nda Bashkimit Evropian, i cili ka premtuar se nëse përmbushe kushtet me bllokimin grek, do të nisen bisedimet.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme çështje e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak se ka mundësi që lojtarë tjerë të kyçen në hapësirën e Evropës jugperëndimore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pahor: Nevojitet kompromis i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë shkruan Telegrafi.