Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer për “TV21”, tha Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çfarë ka kërkuar BE-ja dhe se e meritojmë datën për fillimin e negociatave.

“Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi Bashkimi Evropian. Meritonte fillimin e negociatave me BE-në. Meritoi konferencën e parë ndërqeveritare.

BE-ja duhet të gjejë mënyrë për ta bërë të mundur këtë, për të hapur rrugën dhe për të filluar konferenca ndërqeveritare.

Ne presim që BE-ja këtë ta marrë seriozisht dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”, u shpreh për TV21, Metju Palmer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Palmer: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi BE-ja shkruan Telegrafi.