Palminteri: Pengesat midis Shkupit dhe Sofjes nuk janë aq të ndërlikuara, sa të mos mund të tejkalohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri, beson se pengesat me të cilat për momentin i kanë Bullgaria dhe Maqedonia nuk janë aq të ndërlikuara sa të mos mund të tejkalohen. Palminteri sot në Shtip u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse është optimist për tejkalimin e mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes, ndërsa e cila është pengesa që RMV të fillojë negociatat për hyrje në BE.

“Besoj dhe konsideroj se pengesat që për momentin janë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk janë aq të ndërlikuara sa të mos mund të tejkalohen. Pra, besoj se integrimi evropian do të vazhdojë të jetë në rregull”, tha Palminteri.

Ai theksoi se negociatat nuk kanë filluar dhe janë në ngërç, por siç tha ai nga ana tjetër, pjesa tjetër e planeve po ecën normalisht.

Ai theksoi se negociatat nuk kanë filluar dhe janë në fat të ngecjes, por siç tha nga ana tjetër, pjesa tjetër e planeve po ecin normalisht.

Advertisement

“Siç e dini, plani për zhvillim është miratuar tashmë, gjegjësisht kur do të arrihen në të ardhmen, do të arrihen të gjitha ato marrëdhënie në lidhje me pranimin e Maqedonisë në BE, shteti do të jetë gati të integrohet plotësisht në atë proces të integrimit evropian. Italia, kuptohet, se shpreson që Republika e Maqedonisë së Veriut të integrohet plotësisht në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Palminteri.

The post Palminteri: Pengesat midis Shkupit dhe Sofjes nuk janë aq të ndërlikuara, sa të mos mund të tejkalohen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy