Sulmuesi ende i panjohur që qëlloi Rade Trajkovskin – Shtekli dhe shoqëruesin e tij 23-vjeçar, po priste viktimat në një bastore sportive në katin e parë nëntokë në East Gate Mall, raporton Telma.

Sipas supozimeve fillestare, në pritë duhet të jetë përfshirë të paktën edhe një person tjetër që ndodhej në katin e dytë të qendrës tregtare ku ndodhet palestra. Shtekli dhe shoku i tij, të dy të plagosur në sulmin e djeshëm, stërviteshin atje rregullisht.

Pas daljes nga qendra e fitnesit, pjesëmarrësi i dytë në pritë, informoi sulmuesin i cili ishte tre kate më poshtë se objektivi po shkonte drejt vendit të planifikuar të pritës, shkruan Telma.

Sulmuesi deri atëherë ka qenë në lokalin e basteve dhe “Focus” ka publikuar edhe fotot e tij të ulur në karrige me veshjen e famshme me xhup të bardhë, kapelë të zezë dhe armën në xhepin e xhupit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas informimit nga bashkëpuntori i tij, ai është larguar nga pika e basteve dhe kur Trajkovski me shokun e tij kanë arritur katin -1 dhe kanë filluar të zbresin në garazh me shkallë lëvizëse, ai u është afruar dhe i ka qëlluar nga pas.

Ai i qëlloi të dy, pas së cilës sulmuesi u largua me vrap. Rade Trajkovski është plagosur lehtë dhe po trajtohet në spital, ndërsa shoku i tij është lënduar më rëndë dhe është në pritje të operacionit të dytë në Qendrën Klinike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmi ndodhi dje rreth orës 15:00 dhe ministri i Brendshëm konfirmoi se ishte përplasje mes grupeve kriminale dhe mohoi se faji ishte te policia, edhe pse ky është sulmi i dytë ndaj Shteklit në të njëjtin vend brenda dy muajsh.

The post Pamje të reja të sulmuesit nga qendra tregtare në Shkup- Po priste për Shteklin në një lokal bastesh appeared first on Telegrafi.