Panairi i librit sërish në sallën “Boris Trajkovski”! Ministri Lutkov premton një hapësirë më të përshtatshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarë nga të gjitha gjeneratat ia kanë mësyrë sallës “Boris Trajkovski” ku nga sot po zhvillohet panairit të librit. Më shumë se 65 shtëpi botues dhe 110 promovime do të paraqiten në edicion e 37 të panairit, i cili po mbahet nën sloganin “Ushqim për Shpirtin”. Gjatë shtatë ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të zgjedhin libra nga oferta e pasur e autorëve vendas dhe të huaj, të jenë pjesë e promovimeve të veprave të reja dhe të njihen më mirë me botuesit dhe titujt e prezantuar në kuadër të Panairit. Përfaqësuesit e shtëpive botuese presin shumë vizitorë ndonëse thonë se teknologjia e ka zbehur shprehinë e leximit.

Disa u shprehën se për këtë event të madh kulturor duhet një hapësirë më e përshtatshme.

Kështu mendon edhe ministri i Kulturës Zoran Lutkov, i cili premton se po rishikohen hapësira të tjera për organizim më të mirë të panairit të librit.

Në sallën e panairit takuam presidentet Gordana Siljanovska Davkova e cila dha porosi për leximin.

Advertisement

Vizitorët e Panairit do të kenë mundësinë të takohen me autorë të vendit dhe të huaj, të shfletojnë ofertën e pasur të librave, enciklopedive, koleksioneve dhe manualeve. Çmimet e biletave janë të njëjta si vitin e kaluar: biletë e rregullt – 100 denarë, biletë për vizita të organizuara studentore – 50 denarë/për student, biletë për tre vizita në panair – 250 denarë. Hyrja është falas për fëmijët nën 12 vjeç të shoqëruar nga një prind. Me çdo biletë të blerë, Panairi i Librit do të dhurojë 15 denarë për Fshatin e Fëmijëve SOS.

 

The post Panairi i librit sërish në sallën “Boris Trajkovski”! Ministri Lutkov premton një hapësirë më të përshtatshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy