Shpresojmë dhe presim respektimin afatgjatë të Marrëveshjes së Prespës, diçka që është një nga pikat, kriteret që lidhen me procesin e pranimit të Maqedonisë Veriore në BE, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Alexandros Papaioannou në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, njofton AIM nga Athina.

I pyetur në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM që mbiemri “verior” të mos përfshihet në kartat e identitetit, Papaioannou tha se ai nuk dëshironte të komentonte “çfarë thotë opozita në Maqedonisë e Veriut”.

“Ajo që dua të them është ajo që tha Dendias kur Osmani ishte këtu. Sigurisht, ne shpresojmë dhe presim pajtueshmëri të vazhdueshme me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, diçka që është një nga pikat, kriteret që i referohen procesit të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe fillimit të negociatave me BE. Unë nuk do të doja të komentoja se çfarë thotë OBRM-PDUKM në këtë rast”, tha zëdhënësi i MPJ-së së Greqisë./Telegrafi/

Papaioannou: Kërkojmë respektimin e plotë të Marrëveshje së Prespës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";