
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se, sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën prej 20 deri më 24 korrik 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 41°C.
Me këtë rast, MSH rikujton rëndësinë e respektimit të rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta.
– Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskëta, veçanërisht në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.
– Konsumoni mjaftueshëm lëngje, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.
– Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.
– Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.
– Kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
– Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
– Shtyni aktivitetet në ambient të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.
– Siguroni kushte mikroklimatike (ambient të freskët me temperaturë deri në 25°C) si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi.
The post Paralajmërimi për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë kërkon të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit appeared first on Telegrafi.