
Parku Kombëtar “Mali Sharr” ka dorëzuar kërkesë për mbështetje dhe donacion vullnetarë për ballafaqim me arinjtë.
Nga atje thonë se gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar gjithnjë e më shumë raste të afrim të arinjve drejt vendbanimeve në rajonin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Ky fenomen është rezultat i mungesës së burimeve natyrore të ushqimit në zonat që janë vendbanimet e tyre të zakonshme.
“Për të reduktuar rrezikun nga takime të padëshiruara me njerëzit dhe për të ndihmuar në shëndetin dhe sigurinë e këtyre banorëve të rëndësishëm të malit tonë, po nisim një iniciativë për ushqim simbolik të arinjve në vende të largëta dhe të sigurta, larg vendbanimeve dhe shtigjeve malore.
Kërkojmë donacione vullnetare të mollëve dhe misrit nga prodhimi vendor, me qëllim që ushqimi të jetë sa më i afërt me dietën natyrore të ariut (Ursus arctos), e cila kryesisht bazohet në bimë.
Shpërndarjen e ushqimit do ta kryej Drejtoria e Parkut Kombëtar, në bashkëpunim me shërbimin vullnetar, në përputhje me Programin për mbrojtje, rritje dhe menaxhimin e botës së egër (2023–2033), ku rekomandohet ushqim simbolik si metodë për monitorim dhe mbrojtjen e botës së egër.
Nëpërmjet këtij aksioni: Do të parandalohet afrimi i padëshiruar i arinjve tek vendbanimet; do të ndihmohet ruajtja e zakoneve natyrore të tyre të ushqimit; do të mundësohet monitorimi i numrit të tyre, shëndetit dhe strukturës së tyre sipas moshës”, thuhet në njoftimin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”./Telegrafi/
The post Parku Kombëtar “Mali Sharr” kërkon mbështetje dhe donacion vullnetarë për ballafaqim me arinjtë appeared first on Telegrafi.