Rendi i ditës për seancën e nesërme të Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian nuk përfshin votimin për raportin e RMV-së për vitet 2023 dhe 2024 nga raportuesi Thomas Weitz, siç ishte planifikuar më parë.

Nga zyra e eurodeputetit austriak Weitz për AIM-n thonë se shtyrja ishte për shkak të mbivendosjes së orareve me partitë e tjera politike.

“Eurodeputeti Weitz dëshiron të organizojë takime sa më gjithëpërfshirëse të jetë e mundur”, informoi një nga asistentët e tij.

Sipas tij, Parlamenti Europian do të votojë për raportin e Weitz për vendin në seancën plenare në korrik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian informoi për AIM-n se raporti për vendin nuk është në rendin e ditës të AFET-it të nesërm për shkak të “arsyeve thjesht administrative”. Kjo ndodh shpesh në AFET”, theksoi një zëdhënës i PE-së.

Takimi i radhës i AFET-it është planifikuar për 4 dhe 5 qershor./Telegrafi/

The post Parlamentin Europian shtynë votimin për raportin e Weitz për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";