Populli turk nuk i pranon të dhënat e regjistrimit të popullsisë të publikuara nga Enti Shtetërorë  i Statistikave.

Prandaj, këshilli koordinativ kombëtar që përfshin të gjitha OJQ-të turke dhe të gjithë aktorët e tjerë të këtij komuniteti, sot kanë dërguar ankesë tek Enti Shtetëror i Statistikave.

“Numrat nga ESHS nuk përkojnë me numrat dhe përqindjen e popullit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi dorëzuar ankesë me fakte dhe argumente që i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kërkojmë nga Enti Shtetëror i Statistikave të mos e pranojë atë rezultat dhe ta anulojë. Do të vazhdojmë ti përdorim të gjithë të drejtat ligjore dhe demokratike”-thonë nga ky këshill, raporton Klan Macedonia, përcjell Telegrafi.

Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";