OBRM-Partia Popullore e drejtuar nga Ljubço Georgievski, i cili ka qenë kryeministër gjatë konfliktit të 2001, sot ka reaguar në lidhje me donacionin me tanke që Maqedonia e Veriut po i bën Ukrainës.

Nga kjo parti thonë se duan të sqarojnë se nëse bëhet fjalë për tanket e vitit 2001, të njëjtat nuk janë donacion rus, por janë blerë pikërisht nga Ukraina në vitin 2001.

“OBRM-Partia Popullore në lidhje me diskutimin e hapur këto ditë për origjinën e tankeve që po i dhurohen Ukrainës, dëshiron të sqarojë disa gjëra për të mos krijuar konfuzion të panevojshëm”.

“Me kusht, nëse bëhet fjalë për të njëjtat tanke që janë blerë në krizën e vitit 2001, duam të theksojmë se Republika e Maqedonisë tanket nuk i ka marrë si donacion nga Rusia, siç shkruajnë disa media, por shteti i ka blerë nga Ukraina, të cilat ishte një ndihmë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se në atë kohë kishte një embargo jozyrtare për shitjen e armëve në Maqedoni. Duam të shtojmë dhe të theksojmë se tanket nuk janë marrë si ndihmë por janë blerë me para të Maqedonisë”, thonë nga partia e Georgievskit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Partia e Georgievskit: Tanket që i dhurohen Ukrainës janë blerë në vitin 2001, pikërisht nga Ukraina appeared first on Telegrafi.