Nga Komisioni Evropian sot reaguan ndaj deklaratës së presidentit bullgar Rumen Radev i cili dje iu drejtua autoriteteve në Maqedoni.

Brukseli pret që Bullgaria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë. Pas deklaratës së djeshme të Radevit se pret 120 mijë qytetarë të Maqedonisë të jenë regjistruar si bullgarë n Maqedoni, reagoi edhe KE. Në pyetjen e MIA-s, zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant u përgjigj se vendet anëtare nuk duhet të ndërhynë në punët e brendshme të vendeve tjera.

“Nëse më pyesni pyetje të përgjigjshme nëse ndonjë vend mund të diktojë vend tjetër se çfarë duhet të bëjë. Do të thoja jo. Ne këtu nuk flasim për diktim të rregullave, por edhe diskutim të çështjeve. Dëshirojmë të zgjidhet kontesti bilateral”, tha Dana Spinant.

Kryeministri Zaev sërish tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk ka qenë asnjëherë problem./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas deklaratës së presidentit Radev për regjistrimin, Brukseli pret që Bullgaria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë shkruan Telegrafi.