Pas dhjetë ditësh shuhet zjarri në “Jasen”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shiu që ra para orës shtatë të mëngjesit të sotëm dhe zgjati pak më shumë se dy orë në zonën e vendit të gjuetisë “Jasen” ndihmoi në shuarjen e zjarrit që ka vazhduar për më shumë se dhjetë ditë, njoftoi sot Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh).

“Por pavarësisht sasisë më të madhe të shiut, tymi ende mund të shihet në disa vende përgjatë vijës së zjarrit, prandaj pas largimit të mjegullës dhe tymit, do të vazhdojmë me operacione këmbësorie në pikat e nxehta që tregojnë shenja djegieje.

Ky terren do të kontrollohet edhe me dronë me kamera termike. Ekipet e NP “Jasen” vazhdojnë patrullimin derisa të konfirmohet se zjarri është shuar plotësisht”, thuhet në deklaratë.

The post Pas dhjetë ditësh shuhet zjarri në “Jasen” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy