Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, sot në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet “Parada e Maturës”.

Në paradë do të marrin pjesë të diplomuarit nga shkollat e mesme të Shkupit dhe jo vetëm.

Organizator kryesor i evenimentit “Parada e Maturantëve” është Drejtoria për Kulturë dhe Art e qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Klubin e  vallëzimit “Rhythm Plus”.

Përveç maturantëve të Shkupit, këtë vit në “Paradën e Maturantëve” do të marrin pjesë edhe bashkëmoshatarët e tyre nga shetetet si: Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitet e fundit traditë e këtij evenimenti është që të vallëzohet me një koreografi të sinkronizuar me të gjithë maturantët nga shumë vende të botës.

Numri total i pjesëmarrësve në “Paradën e Maturantëve” nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, viteve të fundit ka kaluar numrin prej 500 mijë maturantësh.

Pas dy vitesh pauzë mbahet organizimi “Parada e Maturantëve” në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";