Pas gjashtë ditësh, blloku i dytë i TEC Manastir është rikthyer në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme, që nga ora 18:18, njësia e dytë e TEC Manastir është rilidhur në rrjetin shtetëror të shpërndarjes së energjisë elektrike, njoftojnë nga kompania.

TEC Manastir njofton se pas disa ditësh përpjekjesh për të riparuar kabinetin e kontrollit elektrik të Bllokut 2, i cili siç dihet u dogj më 18 qershor, ai u vu përsëri në shërbim sot pasdite dhe u sinkronizua me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Dyshimi për sabotim në TEC Manastir u hetua nga Ministria e Brendshme dhe priten informacione nga hetimi./Telegrafi/

The post Pas gjashtë ditësh, blloku i dytë i TEC Manastir është rikthyer në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy