Policia ende nuk po mund ta gjejë Remzi Miftarin, i dënuar me 10 vite burg për aksidentin me autobus në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona.

Miftari duhej të shkonte në burg që në muajin maj.

Policia e Tetovës nuk e gjeti në shtëpi. Në pyetjen e portalit SDK nëse është e mundur që Remzi Miftari ka ikur nga Maqedonia për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit, nga policia thanë se pikat kufitare kanë njoftuar se ai nuk e ka lëshuar shtetin, prandaj dyshohet se fshihet diku brenda vendit.

Në shtëpi nuk është, dhe kërkimet po zhvillohen në disa lokacione. Përndryshe, dy të dënuarit, Miftari dhe Beluli e kanë shtyrë hyrjen në burg për 7 muaj. Të dy në të njëjtën kohë kanë kryer operacion nga hernia në testikuj. Për Remzi Miftarin, person përgjegjës për transportin në “Durmo Turs”, afati për shtyrjen e dënimit ka kaluar prej kohësh, ndërsa pronari i kompanisë, Durmish Beluli, ka marrë shtyrje të re, tani deri më 1 dhjetor 2025. Pas skadimit të shtyrjes, edhe ai duhet të paraqitet në “Idrizovë”./tv2/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";