Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ që do të ketë rol udhëheqës në koordinimin e aktiviteteve lidhur me riorganizimin e strukturave partiake, njoftojnë nga PDSH.
Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues i Këshillit Koordinativ u zgjodh Imer Aliu.
“Ky proces do të synojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të partisë, forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e transparencës si dhe komunikimit të brendshëm”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";