PDSH përmes një komunikate dënon dënon sulmet e fundit në territorin ukrainas, duke i përshkruar operacionet ushtarake të Rusisë si akte pushtuese në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Këto akte rrezikojnë njerëzimin, veçanërisht popujt e Evropës dhe janë sulme ndaj paqes, me pasoja jo vetëm tragjike për Ukrainën dhe Rusinë, por me një ndikim të paparashikueshëm për të ardhmen. Operacionet ushtarake pushtuese e të paprovokuara nga Ukraina janë të papranueshme dhe shembull i keq që lënë gjurmë të zeza në historinë e njerëzimit dhe rrezikon sovranitetin territorial të shtetit ukrainas”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Ata shtojnë se si PDSH qëndrojnë në linjë me aleancën e NATO-s duke mbështetur sanksionet e shteteve anëtare të NATO-s të vendosura ndaj Federatës Ruse.

“PDSH thekson shqetësimin e saj në lidhje me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve të ndikuar nga kriza në Evropë. Ne besojmë se ruajtja e paqes duhet të jetë normalja e padiskutueshme e shekullit XXI dhe palët duhet të angazhohen në zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet rrugëve diplomatike”, thuhet në njoftimin e PDSH-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PDSH: Në linjë me NATO-n, mbështesim sovranitetin territorial të Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë shkruan Telegrafi.