Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadoren e SHBA, Angela Aggeler me të cilën, siç thekson, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe eurointegrimet e vendit.

“Me ambasadoren amerikane Angela Aggeler theksuam se marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO.

Shkëmbyem mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pendarovski-Aggeler: Maqedonia e Veriut dhe SHBA zhvillojnë marrëdhënie në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO shkruan Telegrafi.