Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj sharjeve dhe ofendimeve që kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev ka adresuar së fundmi drejt tij.

Pendarovski thotë se një rast i tillë është i papranueshëm dhe nuk falet.

“Përafërsisht e di se për çfarë qenie bëhet fjalë. Por nuk kam besuar që mund të vijë në situatë të shajë prindin e vdekur. Kjo është dhimbja ime personale të cilën nuk mund ta kuptoj, që nuk e kuptoj pse duhej ta thoshte! Nëna ime ka vdekur para 10 viteve dhe mendoj se ishte fyerje jonjerëzore. Sharja në vete, por edhe të më shash varrin e nënës së vdekur, kjo është diçka që nuk falet. Një punë të tillë, një qëndrim të tillë mund ta thotë dikush që ose është i droguar ose i mungon diçka në kokë. Unë sinqerisht mendoj se ai është psikopat”, tha Pendarovski.

Pas deklaratës së presidentit Pendarovski, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Apasievit, i cili e ka quajtur Pendarovskin tradhëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski: Apasiev është psikopat appeared first on Telegrafi.