Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup sot u mbajt ceremonia e zbulimit të shtatores së Nënë Terezës, në të cilën morën pjesë presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook thekson se figura e Nënë Terezës na mëson që të tejkalojmë ndarjet dhe urrejtjet nga e kaluara dhe të shikojmë drejt së ardhmes.

“Dhe këtu, në ambientet e ambasadës së Kosovës, imazhi i Nënë Terezës do të na kujtojë pastërtinë e saj morale, kujdesin për të pafuqishmit, të sëmurët dhe të varfëritë.

Do të na kujtojë një figurë mbresëlënëse që duhet të na frymëzojë të bëjmë dhurata, të kujdesemi për njëri-tjetrin si fqinjët më të afërt dhe miqtë e sinqertë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj, le t’i kapërcejmë ndarjet, urrejtjet nga e kaluara, t’i falim njëri-tjetrit mëkatet e vjetra dhe të vazhdojmë përpara”, shkruan Pendarovski në Facebook./Telegrafi/

The post Pendarovski, Begaj dhe Osmani përuruan shtatoren e “Nënë Terezës” në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";