Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, presidenti Stevo Pendarovski sot në Tivar mori pjesë në ngritjen e pllakës përkujtimore të Vladimirit dhe Kosarës, e cila është punuar në Maqedoninë e Veriut, për nder të miqësisë maqedono-malazeze.

Presidenti Pendarovski theksoi se ngritja e këtij monumenti është simbol i afërsisë dhe lidhjes kulturo-historike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dhe realizohet me iniciativën e Shoqatës për miqësi maqedono-malazeze dhe shoqatës së malazezëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pllaka përkujton personazhin e princit malazez Vladimir, guximin dhe idealet e tij njerëzore, si dhe legjendën e dashurisë së tij për princeshën maqedonase Kosara, vajzën e Car Samuelit.

Pllaka përkujtimore është punuar nga skulptori maqedonas Tome Axhievski dhe është vendosur në Tivar, ku më së shumti vlerësohet kulti i princit Vladimir, i cili konsiderohet si mbrojtës i qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski dhe Gjukanoviq në Tivar: Përurohet pllakata përkujtimore e Vladimirit dhe Kosarës për nder të miqësisë maqedono-malazeze appeared first on Telegrafi.