Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ende nuk kanë arritur propozimet për ambasadorët e rinj që kaluan në qeveri.

Sipas informacioneve, ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi do të emërohet për ambasadore në BE, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski në Francë, ndërsa ambasador në SHBA do të jetë Zoran Popov, sekretar shtetëror në MPJ.

Nga kabineti i Pendarovskit për Kanal 5 u shprehën se përveç propozimit për ambasador të Ljubomir Fërçkovskit në Kombet e Bashkuara, emra të tjerë nuk ka pasur.

Për propozimet e reja reaguan edhe OBRM-PDUKM duke i cilësuar këto propozimet si të turpshme jo vetëm për qytetarët por edhe për vendet në të cilën do të shkojnë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski ende nuk ka marrë propozimet për ambasadorë të Arifit, Dimovskit dhe Popovit shkruan Telegrafi.