Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të Samitit të NATO-s u takua me Robert Golob, kryeministrin e ri të Republikës së Sllovenisë.

Duke uruar formimin e qeverisë së re sllovene, presidenti Pendarovski shprehu shpresën se zhvillimi i shkëlqyer i marrëdhënieve bilaterale politikisht dhe ekonomikisht do të vazhdojë.

Bashkëbiseduesit diskutuan për çështjen e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, e cila është vazhdimisht e lartë në agjendën e politikës së jashtme sllovene, ku presidenti falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në BE.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes, e cila është veçanërisht e rëndësishme për të dyja vendet si aleate të NATO-s./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski-Golob: Sllovenia dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes appeared first on Telegrafi.