Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski është befasuar me deklaratën e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cili takimin mes presidentin Biden e quan takim “TikToku”.

“Presidenti Pendarovski asnjëherë nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë që takimet e Mickoskit, për shembull, me Orbanin, t’i quajë takime “TikToku””, reagojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Ata shtojnë se bëhet fjalë për SHBA-të, Hungarinë dhe shumë partnerë të dëshmuar nga bashkësia ndërkombëtarë me të cilët, siç thuhet në reagimin e kabinetit të Pendarovskit, jemi pjesë e të njëjtës bashkësi demokratike me vlera.

“Për këtë shkak duhet të tregojmë respekt më të madh ndaj përfaqësuesve të tyre”, thuhet në reagimin e kabinetit të
Pendarovskit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, më herët kreu i OBRM-PDUKM-së tha se Pendarovski tregon se si për dy-tre minuta ka pasur takim me presidentin Biden./Telegrafi/

Pendarovski i befasuar me deklaratën e Mickoskit për takimin me presidentin Biden shkruan Telegrafi.