Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se propozimi që Ukraina të marrë statusin e vendit që do të fillojë negociatat me BE-në është sinjal i mirë për Maqedoninë.

“Argumentet tona janë se dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, i jep një shtysë dhe motivim shtesë Maqedonisë. Ballkani Perëndimor është në margjinat e kufijve evropianë”, tha Pendarovski për “Sitel”.

Pendarovski sqaron se Ukraina nuk është larg Maqedonisë, duke pasur parasysh sinjalet për zgjerimin e krizës ukrainase.

“E shohim që kriza nuk është aq larg për t’u përhapur. Sot pamë se si Presidenti i Bjellorusisë Lukashenko në një prezantim të zonave tregon se Moldavia, Bullgaria ka një kufi ujor me Ukrainën. Duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski: Lufta në Ukrainë nuk është larg Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.