Presidenti i Maqedonisë së Veriut për Top Tema u shpreh se për rrëzimin e dronit nga Ukraina në Kroaci, krahas hetimit kroat edhe NATO po heton rastin.

“Padyshim që droni ka ardhur nga Ukraina, por nuk e dimë se kush e ka dërguar duke marrë parasysh se nuk e dimë momentalisht kush po e zotëron Ukrainën”, u shpreh Pendarovski.

Pendarovski theksoi se droni është më i vogël se avionët e vogël luftarak dhe fluturon ulët.

“Maqedonia e veriut ka sistem, megjithatë nuk janë të mjaftueshme. Hapësirën tonë ajror e sigurojnë shtete tjera me sisteme më të mira. Maqedonia e Veriut nuk mund të detektojë një dron të tillë”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski: Maqedonia nuk mund të detektojë dron, hapësirën tonë ajror e ruajnë shtete tjera shkruan Telegrafi.