Procesi i negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, realizimi i detyrave që dalin nga korniza negociuese, si dhe mundësitë për përshpejtimin e integrimeve evropiane të vendit, kanë qenë tema të bisedës në takimin e presidentit Stevo Pendarovski me ministren për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, Sekretare shtetërore përgjegjëse për Evropë në Këshillin e ministrave të Republikës franceze, Lorens Bon dhe ministrit për Bashkimin Evropian të Republikës së Polonisë, Shimon Shinkovski vel Senk i njohur si “Treshja e Vajmarit”.

Presidenti Pendarovski, siç njofton kabineti i tij, theksoi se shteti mbetet i përkushtuar në procesin negociues që ka filluar dhe zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme, duke theksuar se anëtarësimi në BE është interes i ynë strategjik dhe nevojitet vullnet i fuqishëm politik nga ana e të gjithë faktorëve politikë për përmbushjen e detyrimeve të marra.

Krahas ndryshimeve të nevojshme kushtetuese, madje është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit, ndërtimi i një shteti juridik funksional, si dhe luftë më e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bashkëbiseduesit në takim kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Pendarovski: Mbetemi të përkushtuar në procesin negociues dhe zbatimin e reformave të nevojshme appeared first on Telegrafi.