Presidenti i RMV-së gjatë kohës së vizitës në Bruksel, sot ka realizuar takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian Jossep Borell dhe kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takim me Borellin, presidenti ka thënë se në periudhën e kaluar Maqedonia e Veriut ka treguar politika të pjekurisë dhe fokus maksimal në realizimin e perspektivës evropiane.

“Duke theksuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut është në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të të gjithë rajonit, presidenti Pendarovski theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të forcojë më tej rolin e tij, i cili do të ketë një ndikim pozitiv në procesin e përgjithshëm politik, reformën agjendë dhe përgjithësisht, për optimizmin në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Më tej shtojnë se në takimin me Pendarovskit me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sassoli, u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore të reformave në kontekstin e procesit të integrimit evropian, si dhe mbi sfidat aktuale të paraqitura nga pandemia Covid-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski në Bruksel: BE duhet ta forcojë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.