Presidenti Stevo Pendarovski në Samitin për Demokracinë tha se është i bindur se bashkërisht do të dërgojnë mesazh deri tek të gjithë populistët dhe regjimet autoritare të cilët përpiqen të minimizojnë vlerat e demokracisë si dhe të shtypin lirinë e njerëzv.

Pendarovski tha se edhe përkundër konflikteve, Maqedonia e Veriut ka arritur të ndërtojë dhe mirëmbajë një model funksional të demokracisë multietnike.

“Qëllimi strategjik për t’u bërë anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian ishin iniciativa të fuqishme për të rritur besimin e qytetarëve në modelin demokratik të qeverisjes. Gjithsesi në dekadën e fundit, në të gjitha kontinentet, edhe në demokracitë të qëndrueshme, jemi dëshmitarë të rritjes së populizmit dhe tendencave autoritare, të cilat sfidojnë dhe e bëjnë demokracinë më të pambrojtur. Të dashur miq, nuk ka asnjë alternativë dhe nuk duhet të humbasim as një minutë. Rivitalizimi i demokracisë është esencial”, tha mes tjerash Pendarovski./tv21/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski në Samitin për Demokracinë: Jemi dëshmitarë të rritjes së populizmit shkruan Telegrafi.