minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pendarovski në takim me Begajn, vlerësohen marrëdhëniet miqësore në mes RMV-së dhe Shqipërisë - Struga.info


Pendarovski në takim me Begajn, vlerësohen marrëdhëniet miqësore në mes RMV-së dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog 2023, sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat këtë vit mbushin 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ku u vlerësua se janë miqësore dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin e tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktivit dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë”, theksohet në kumtesën nga kabineti i Pendarovskit.

Dy presidentët, siç shtohet në kumtesën, kanë biseduar edhe për çështjet rajonale dhe rrugën e integrimit të dy vendeve në BE.

The post Pendarovski në takim me Begajn, vlerësohen marrëdhëniet miqësore në mes RMV-së dhe Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy