Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese sot nënshkroi dekrete për emërimin e pesë ambasadorëve.

Maqedonia e Veriut do të ketë ambasadorë të rinj në Republikën Sllovake, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë.

Evgenija Ilieva u emërua ambasador në Republikën Sllovake, Agron Buxhaku u emërua ambasador në Kanada, ndërsa Driton Kuqi u emërua ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë.

Metodija Belevski u emërua ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, ndërsa Agnesa Rusi Popovska në Republikën e Bullgarisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pendarovski nënshkroi dekretet për 5 ambasadorë të rinj – Kuqi në Norvegji, Buxhaku në Kanada shkruan Telegrafi.