Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pati takim me James O’Brajan, ndihmës sekretar i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, për procesin e reformave, si dhe për situatën politike në vendin tonë dhe në rajon.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i Presidentit, është rikonfirmuar mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë dhe është shprehur pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se vendi do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

The post Pendarovski-O’Brajan: SHBA-të mbështesin RMV-në procesin e saj eurointegrues appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";