Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski akuzon OBRM-PDUKM-në se po mundohet të diskreditojnë figurën e tij.

“OBRM-PDUKM, në mungesë të ideve esenciale dhe ofertës për qytetarët, vazhdon të përdor zhargonin e rrugës dhe frazat e vjetruara, duke u përpjekur të diskreditojë mua dhe besueshmërinë time.

Me këtë lloj komunikimi politik OBRM-PDUKM nuk do të arrijë asgjë. Qytetarët e dinë mirë se kush jam unë, gjithmonë transparent, i hapur dhe mes qytetarëve.

Nëse janë një opsion serioz politik që ka një ofertë për qytetarët, unë rekomandoj që të fokusohen në atë, e jo në politikë të imët”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski: OBRM-PDUKM po mundohet të diskreditojë figurën time appeared first on Telegrafi.