Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë vizitë zyrtare dy-ditore në Kroaci nesër dhe pasnesër.

Nesër në Zagreb, kreu i shtetit do të mirëpritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti Kroat Zoran Milanoviq, pasuar nga një takim tet-a-tet midis dy krerëve të shtetit dhe një takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.

Kreu i shtetit Pendarovski do të takohet gjithashtu me Presidentin e Kuvendit Kroat, Gordan Jandrokoviq dhe Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Të enjten, Presidenti Pendarovski do të drejtojë një takim dypalësh të biznesit – duke u përqëndruar në investime, të organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kroacisë, në të cilën do të marrë pjesë një delegacion i biznesit të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski për vizitë dy ditore në Kroaci shkruan Telegrafi.