Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vila Biljana në Ohër pranoi u.d ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.

Në takim është diskutuar për prioritetet në realizimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, të avancimit të marrëdhënieve me SHBA-në, për integrimin në BE si dhe për gjendjen aktuale në rajon.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, bashkëbiseduesit vërtetua marrëdhënien partnerike mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe aleancën në kuadër të ANTO-s si dhe gatishmërinë për itnensifikim të bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat tjera.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në proceset reformuese, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe në mënyrë aktive merr pjesë në nismat që kanë të bëjnë me avancimin e bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski – Reeker: Përforcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik është në interes të të dyja vendeve shkruan Telegrafi.