Presidenti Stevo Pendarovski priti Erdogan Saraç, kryetar i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve.

Në takim u diskutua për pozitën e pjesëtarëve të bashkësisë etnike turke në vend, si dhe për përpjekjet dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesëtarët e bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e Veriut, së bashku me bashkësitë tjera etnike, japin kontribut aktiv në ndërtimin e një shoqërie të barabartë, të qëndrueshme dhe të begatë.

Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, e cila është mike e vjetër dhe partnere strategjike e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski-Saraç: Komuniteti turk kontribuon në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të qëndrueshme shkruan Telegrafi.