Pendarovski: Sipas projeksioneve, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohej nga 1.8 tani në 1.2 milionë banorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pendarovski: Sipas projeksioneve, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohej nga 1.8 tani në 1.2 milionë banorë

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot foli në prezantimin e projeksioneve të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2070, të bërë nga Enti Shtetëror i Statistikës, i cili u mbajt në Kuvend, i cili theksoi se popullsia po plaket me shpejtësi, kurse shteti po zbrazet shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas projeksioneve të përgatitura, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohej deri në 35%, pra nga 1.8 aktuale në 1.2 milionë banorë.

Lexo po ashtu
Projeksione negative për popullsinë deri në vitin 2070 në Maqedoni, sfida më e madhe është imigrimi

Advertisement

Pendarovski shprehu besimin se e ardhmja e projektuar demografike nuk duhet të bëhet fati ynë i pashmangshëm, duke theksuar se vetëm falë projeksioneve dhe analizave të tilla të bëra profesionalisht mund të marrim vendime korrekte dhe politika afatgjata të bazuara në fakte reale.

“Kur më në fund gjetëm vullnetin politik për të numëruar veten në vitin 2021, thashë se rezultatet do të na përballnin me frikën tonë më të madhe. Nuk e kisha fjalën për frikën e të tjerëve, të ndryshëm nga ne, por frikën se sa pak prej nesh jemi në të vërtetë në vendin tonë.

Advertisement

Rezultatet konfirmuan atë që unë pretendoj me vite, se kërcënimi më i madh për sigurinë tonë kombëtare dhe në përgjithësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut është demografia”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Pendarovski: Sipas projeksioneve, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohej nga 1.8 tani në 1.2 milionë banorë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy