Zhvillimi i fundit i ngjarjeve në Ukrainë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së popullit ukrainas dhe rikthimit të integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në kuadër të Samitit “Ukraina – Evropës Juglindore”, në Tiranë.

Pendarovski, siç njoftuan nga Zyra e Presidentit, në takim e rikonfirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut e dënon fuqishëm agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës që në fillim, që është shkelje e Kartës së OKB-së dhe parimeve të OSBE-së.

“Në të njëjtën kohë presidenti Pendarovski deklaroi se vendi iu bashkua Platformës së Krimesë, miratoi Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe iu bashkua Deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës, dhe mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë dhe ndjek penalisht krimet e agresionit të kryera nga Federata Ruse”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Publikohet deklarata e përbashkët e Samitit për Ukrainën në Tiranë – dënohet agresioni rus

“Në të njëjtën kohë, presidenti përshëndeti vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, mbetet e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura dhe mbështet kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti ukrainas, siç thuhet në njoftim, shprehu mirënjohjen për qëndrimin e prerë dhe mbështetjen e përgjithshme që Ukraina merr nga Maqedonia e Veriut./Telegrafi/

The post Pendarovski takoi Zelenskyn në Tiranë: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO appeared first on Telegrafi.