Ish-ambasadori amerikan Jess Baily u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në New York.

Diplomati me përvojë takohet zyrtarisht me një politikan të Maqedonisë për herë të parë në dy vjet e gjysmë pas largimit nga Maqedonia.

“Në New York, u takova me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Jess Baily. Biseduam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në rajonin më të gjerë”, shkroi Pendarovski në Facebook.

Presidenti Pendarovski, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, falënderoi Baily për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia merr nga Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Baily luajti një rol kyç si Ambasador i SHBA në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni para dhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, ndërsa u largua në mars të 2019./Telegrafi/

Pendarovski takon Baily, bisedojnë për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.