Për shkak të Ditës së të Gjithë Shpirtrave, këtë të shtunë, më 1 nëntor, “Marshimi i Engjëjve” nuk do të mbahet, njoftoi në Facebook Shoqata e Qytetarëve “16 Mars 2025 Koçani”.
“Kjo është dita për të ndezur një qiri, për t’u lutur për paqen e tyre të përjetshme dhe për t’u treguar respektin e duhur të gjithë të dashurve tanë që nuk janë më me ne. Marshimi i ardhshëm do të njoftohet më vonë”, tha Shoqata në një deklaratë.
Prindërit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan mbajtën të shtunën e kaluar “Marshimin e 28-të të Engjëjve”, duke kërkuar drejtësi dhe të dalë në dritë e vërteta rreth këtij rasti.
Tashmë disa herë radhazi ata bllokojnë rrugët kryesore në Koçan, si shenjë revolte ndaj institucioneve për trajtimin e vonuar të rastit.
