Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë kryesisht me lagështi. Reshje e borës me intensitet të ulët janë shënuar në Kordën e Diellit. Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit për shkak të rënies së mjegullave dukshmëria është zvogëluar në 15 – 20 metra dhe në 80 – 100 metra në qafën malore të Strazhës, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit ku mund të të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Për shkak të mjegullave ulet dukshmëria në 15 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";