Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje njoftojnë se është ulur dukshmëria në 30-50 metra në Mavrovë, në Krushevë deri në 100 metra, në vendkalimin kufitarë Gjavato 50 m, dhe në Strazhë deri në 60-80 metra.

Nga LAMM informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në disa rrugë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.