
Familjarët e viktimave në Koçan protestuan sërish.
Tubimi “Marshi për engjëjt”, i kushtuar viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls”, është një vazhdim i thirrjes publike për drejtësi, përgjegjësi dhe kujtim për 62 të rinjtë që humbën jetën dhe afro 200 të plagosurit.
Marshi nisi nga Parku i Revolucionit, duke kaluar pranë Komunës dhe stacionit policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Publike në Koçan.
Edhe këtë herë, pjesëmarrësit në heshtje, me fotografi, qirinj dhe pankarta, kërkojnë përgjigje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë, një proces që, sipas familjarëve, ende mungon.
Advertisement
The post Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse” appeared first on Telegrafi.