Në Kuvend ka përfunduar sonte debati për zgjedhjen e qeverisë së re. Seanca do të vazhdojë nesër në orën 12:00.

Sipas OBRM-PDUKM-së opozitare, emrat individualë të propozuar në Qeverinë e re janë dëshmi se LSDM-ja nuk ka zgjidhje dhe nuk ka të ardhme për t’i besuar dhe partitë në pushtet besojnë se të gjitha premtimet janë realizuar.

Zgjedhja e Qeverisë kërkon shumicë të thjeshtë prej 61 votash dhe nëse votohet Qeveria e Kovaçevskit do të jetë e njëmbëdhjeta që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991.

Koalicioni i ri qeveritar përbëhet nga LSDM me partnerët e tyre në koalicionin parazgjedhor, BDI dhe PDSH, dhe më pas iu bashkua Alternativa, me gjithsej 64 deputetë në mbështetje të qeverisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfundon debati i sotëm për zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.