Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në Dibër.

Janë numëruar votat nga të gjitha 27 vendvotime, ndërsa më tepër vota ka fituar kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka me 49,69 për qind të votave të fituara, përkatësisht me 4.291 vota.

Kurse kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ka marrë 4.153 vota, gjegjësisht 48,09 për qind të votave.

Mbrëmë Pocesta ngriti dyshime për rezultatin zgjedhor, duke thënë se “presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ditën e djeshme është votuar vetëm në Dibër, pasi para dy javëve u përsërit votimi i rrethit të parë në një vendvotim./Telegrafi/

The post Përfundon numërimi i votave në Dibër, 138 vota dallim mes Dukës dhe Pocestës appeared first on Telegrafi.