Përfundon takimi Mickoski-Taravari, Qeveria: Takimi ishte në frymë konstruktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Arben Taravarit në Qeveri, i cili filloi në orën 17:00, ka përfunduar, thuhet në një njoftim të shkurtër nga Qeveria.

“Takimi përfundoi në një frymë konstruktive”, njoftuan nga Qeveria.

Bisedimet vazhdojnë dhe e ardhmja e funksionimit të Aleancës për Shqiptarët të Taravari do të dihet këtë muaj.

“Mickoski konfirmoi qëndrimet e deklaruara publikisht në takim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Përfundon takimi Mickoski-Taravari, Qeveria: Takimi ishte në frymë konstruktive appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy