Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, tha se me të dyja thirrjet e instrumentit për investime kapitale, numri i projekteve që Qeveria ka miratuar për financim shkon në 1116.

Ai tha se nga thirrja e parë mbi 40 përqind e projekteve tashmë kanë përfunduar ndërsa të tjerat janë në fazë realizimi.

Për këto projekte realizimi financiar është 800 milion denarë, apo vetëm 20 përqind nga vlera e përgjithshme, pasi projektet e përfunduara janë kryesisht më të vogla dhe nuk kapin vëllim të lartë të mjeteve që janë në dispozicion.

“Mbi 40 për qind e projekteve nga thirrja e parë tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat janë në fazë të përparuar të realizimit… Ajo që është e rëndësishme të përmendet në këtë moment, është se deri më tani, pjesa më e madhe e projekteve më të vogla ka përfunduar, ndërsa ato me përmasa më të mëdha vijojnë akoma. Realizimi financiar është dikund 20 përqind, por është kështu sepse akoma janë në fazën e ndërtimit projektet e mëdha që praktikisht e kanë vëllimin më të madh të mjeteve që janë në dispozicion”, u shpreh Zllatko Perinski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Perinski: 40% e projekteve nga thirrja e parë për komunat kanë përfunduar appeared first on Telegrafi.