Mjedisi i pastër dhe parandalimi i ndotjes së ajrit janë obligim i çdo individi, por edhe i çdo institucioni. Edhe pse Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk ka ingerenca të drejtpërdrejta në fushën e ndotjes së ajrit, ajo është ende e përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete konkrete aty ku është e mundur. Këtë e deklaroi numri një i pushtetit lokal, Zllatko Perinski në debatin e sotëm mbikëqyrës në Kuvend me temën “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete të tjera mbi shëndetin e njeriut dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

“Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës, si dhe ndërmarrja e masave për parandalimin e ndotjes së ajrit përcaktohen si kompetenca të komunave konform Ligjit për vetëqeverisje lokale. Kjo do të thotë që lufta për ajër të pastër është një obligim dhe përgjegjësi e përbashkët e të gjitha niveleve të qeverisjes”, ka thënë ai.

Perinski i është referuar edhe Planit aksionar për zbatimin e programit të zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimit për periudhën 2024-2026 i cili parasheh masa konkrete në përballjen me ndotjen e ajrit.

“Në këtë drejtim, Plani aksionar për zbatimin e programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim për periudhën 2024-2026 parashikon masa konkrete për përballje me ndotjen e ajrit, duke njohur seriozitetin dhe ndikimin e saj në cilësinë e jetës. Masat e parapara përfshijnë përmirësimin e kushteve të trafikut për automjetet që nuk shkaktojnë ndotje të ajrit, forcim të bashkëpunimit midis shtetit dhe komunave, aktivitete institucionale si monitorim i avancuar, mbikëqyrje e shtuar inspektuese dhe përgatitje të planeve lokale për cilësinë e ajrit. Zbatimi i këtyre masave kërkon angazhim të koordinuar nga më shumë institucione, me çka tema merr një përparësi të merituar në politikat kombëtare zhvillimore”, thekson ministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Perinski mes tjerash ka thënë se Ministria për Vetëqeverisje Lokale gjithashtu merr pjesë indirekt edhe në financimin e aktiviteteve në sferën e mjedisit jetësor. Ai theksoi se është e nevojshme të propozohen masa dhe zgjidhje që do të ngrisin ose parandalojnë problemin e ndotjes së ajrit.

The post Perinski: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është e përfshirë në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit appeared first on Telegrafi.