Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në intervistën në TV Sitel, tha se të gjitha sondazhet deri më tani tregojnë një epërsi bindëse për OBRM-PDUKM-në dhe ka shanse që ajo të fitojë një kryetar komune në pothuajse çdo qytet.

Perinski nënvizoi se është pjesë e Qeverisë dhe do të mbetet i tillë.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM ka një kandidat cilësor si Orce Gjorgjievski për Shkupin.

“Jam vërtet i lumtur që OBRM-PDUKM ka një kandidat shumë cilësor, Orce Gjorgjievskin, i cili është i provuar dhe me përvojë brenda komunës së tij dhe do të ketë një hap të madh përpara në udhëheqjen e qytetit”, tha Perinski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nuk pret probleme me kuorumin në zgjedhjet e ardhshme, përveç, siç deklaroi ai, në një ose dy komuna.

Lidhur me atë nëse kandidatët e pavarur mund të shkaktojnë ndërlikime në procesin zgjedhor, ai tha se KSHZ-ja ka mekanizma për të garantuar një proces të zhvilluar me sukses.

 

The post Perinski: OBRM-PDUKM ka potencial që të fitojë në pothuajse çdo qytet, nuk pres ndërlikime në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";